Ajeti, titullar dhe i pafat

05/02/2017 00:00

Mbrojtësi i kombëtares kuqezi, Arlind Ajeti, është rikthyer të luajë titullar të ekipi i Torinos, në transfertën e mbyllur në barazim 1-1, ndaj Empolit.

Trajneri Mihajloviç shprehu besimin e tij ndaj Ajetit edhe dje, në konferencën për shtyp, por jo gjithçka shkoi mirë sot në fushën e lojës.

Mbrojtësi kuqezi bëri një paraqitje të mirë por ishte totalisht i pafat në rastin e golit të barazimit, të shënuar nga Empoli.

Ajeti kontrolloi një top dhe tentoi ta kthejë pas, të portieri i Torinos, Hart, por nuk i bëri mirë llogaritë me terrenin e rënduar për shkak të reshjeve të shiut. Topi i pasuar prej Ajetit nuk përfundoi te portieri, por “ngeci” në ujë dhe u shfrytëzua nga Puçiareli që shënoi golin e barazimit.

Ndërsa, për Empolin, qendroi për 90’ në stol edhe mbrojtësi tjetër i kombëtares kuqezi, Frederik Veseli.

Top Channel