Thellohet kriza e Milanit, 4 humbje radhazi

05/02/2017 14:30

Milani po mësohet me humbjet. Kuqezinjtë pësuan disfatën e 3-të radhazi në Serinë A , pasi u mundën nga Sampdoria në San Siro me rezultatin 0-1.

Kështu, pas humbjeve me Napolin, Udinezen dhe Sampdorian, por edhe eleminimit nga Kupa e Italisw, pwrballw Juventusit, skuadra e drejtuar nga Vincenzo Montella e sheh të vështirë një vend në Evropë për sezonin e ardhshëm, duke qenë se për momentin renditet në vendin e tetë të klasifikimit.

Edhe pse pati zotërimin e topit, Milani nuk arriti të konkretizonte rastet e pakta për shënim, ndërsa nga ana tjetër, Muriel arriti të kthente në gol një penallti të dhuruar nga Paletta në pjesën e dytë.

Top Channel