Vigjilja e Super Bowl

05/02/2017 00:00

Një udhëtim për të parë ndeshjen më të rëndësishme në të gjitha sportet në SHBA mund të kushtojë me mijëra dollarë, por për tifozët e futbollit amerikan është eksperienca e një jete dhe vlen çdo qindarkë. Në vigjiljen e përballjes epike mes dy skuadrave më të mira të NFL-së, biletat kanë çmime zyrtare dhe nisin nga 1500 dollarë, por për vendet më të mira, çmimi kalon më shumë se dhjetëfishin e kësaj shume.

“Aktualisht, ne po i sheshim me të paktën 22 dollarë, por për shkak të kërkesave të vazhdueshme, ka patur edhe ngritje të çmimeve”, tha Glen Lehrman, një zëdhënës për Stubhub, që është shitës dytësor i NFL-së. New England Patriots do të kenë një paraqitje rekord me Super Bowl-in e nëntë në histori, çka i jep tifozëve besim se mund t’ia dalin. Ndërkohë, Falcons, që është skuadra tjetër finaliste, ka luajtur vetëm një Super Bowl, në vitin 1999.

Çdo amerikan, tifoz apo jo, pyet veten nëse do të prevalojë legjenda e këtij sporti, apo përralla e finales.

Ndeshja e futbollit amerikan është një festë e pazyrtarizuar në kalendarin e SHBA-së, pasi xhiron miliarda dollarë, mbledh familjet bashkë dhe kthehet në një spektakël jo vetëm sportiv, por edhe komercial e kulturor. Qyteti i Hjustonit është ridizenjuar për finalen e futbollit, duke e kthyer pjesën qendrore në një park argëtues që i paraprin betejës në fushë. Por, kur të startojë ndeshja, fokusi kryesor do të jetë vetëm tek topi oval që do të fluturojë për të zyrtarizuar dhe kampionët e rinj.

Top Channel