“Duam rrugë të re, ose nuk lejojmë zgjedhjet”

05/02/2017 00:00

Mungesa e investimeve prej më shumë se 20 vitesh ka bërë bashkë të majtë e të djathtë në fshatin Qerret i Vjetër, në Lushnje.

Ata thonë se nuk do të pranojnë kutitë e votimit për zgjedhje nëse nuk vihet dorë në përmirësimin e infrastrukturës dhe furnizimin me ujë të pijshëm.

Peticioni me 1000 firma do t’i dorëzohet Bashkisë së Lushnjes. Në këtë bashki, ndërkohë, thonë se për fshatin ekziton një plan investimi.

Gentian Nushi, nënkryetari i bashkisë, shprehet: “Për fshatin Qerret ka një plan invesitmi që do të lidhe të ashtuquajturën unazë bujqësore. Projekti është dorëzuar në qeverinë qendrore”.

Megjithëse vetëm 7 km larg nga Lushnja, Qerreti i Vjetër, një zonë me prodhimtari të lartë në fushën e bujqësisë, e ka të vështirë të shesë produktet për shkak të rrugës së shkatërruar.

Top Channel