Konflikt në Shish Tufinë, ndërhyn edhe ushtria. Të shoqëruar

05/02/2017 00:00

Policia e Tiranës është vënë në dijeni të një konflikti midis disa shtetasve rreth orës 9:30 të mëngjesit të sotëm, pas një telefonate në numrin e emergjencave 112. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në Shish Tufinë, në Qendrën Tranzitore të Emergjencave.

Në vendngjarje janë nisur shërbimet e Komisariatit Nr. 4, që janë ndihmuar edhe nga ushtarët e vendrojes së Laboratorit të Ushtrisë, për normalizimin e situatës dhe shoqërimin e personave të përfshirë në konflikt.

Por, pas largimit të policisë, të afërm të të shoqëruarve kanë sulmuar me gurë shërbimin e vendrojës së ushtrisë, nga ku është bërë edhe qitje në ajër për të shmangur sulmin e banorëve të komunitetit rom.

Policia është ende në veprime e sipër për të sqaruar rrethanat, por deri më tani mësohet se janë shoqëruar personat që dyshohet të kenë qëlluar me gurë.

Top Channel