Derbi i “paqes” në volejboll. Partizani mund Tiranën, Tukseferi mbyll karrierën

05/02/2017 00:00

Ekziston një derbi mes Tiranës dhe Partizanit që zhvillohet në paqe. Kështu ndodh në kampionatin kombëtar të volejbollit për meshkuj, ku sporti mbizotëron mbi ngjyrat e fanellave të skuadrave dhe ia lë rivalitetin sportiv parketit.

Në fillim të kësaj ndeshjeje kampionati, të dyja skuadrat kanë përshëndetur një nga emrat më të mëdhenj të volejbollit të viteve të fundit, si Elton Tukseferi.

32 vite karrierë të luajtura dhe rreth 24 trofe të fituar me të gjitha skuadrat kryeqytetase, duke filluar nga Tirana, për të kaluar më pas me Studentin, Dinamon dhe për të mbyllur karrierën me Partizanin.

“Jam shumë i emocionuar, megjithatë do të thoja se karriera ime ishte shumë e bukur. Trofetë i kam fituar në sajë të shokëve, trajnerit, stafit të ekipit ku kam luajtur, pasi është çdo gjë e lidhur organikisht. Nuk janë vetëm fitoret e mia, por fitoret e të gjithëve”, tha volejbollisti Elton Tukseferi.

Më pas, sa i përket aspektit sportiv, pak ka histori kur në parket zbret ekipi i Ylli Tomorrit, i cili pas sukseseve të të njëpasnjëshme me Studentin, po ringre emrin e volejbollit të Partizanit për meshkuj, ndërkohë që Tirana tentoi të bëjë rezistencë më tepër në setin e parë, por në fund Partizani përmbysi gjithçka, duke fituar ndeshjen me rezultatin 3-0 me sete.

Top Channel