Serie A, Napoli shkatërron Bolonjën. Tripleta të Hamsik dhe Mertens

04/02/2017 00:00

Gola dhe spektakël në Bolonja, ku Napoli ka fituar 7-1 takimin që i parapriu javës së 23-të të Serie A.

Ka qenë një nisje e vrrullshme ajo e napoletanëve që kaluan në avantazh në minutën e ‘4, me një goditje të saktë me kokë të Hamsik; dhe dyfishuan 2 minuta më vonë me Insigne.

Në ’25, Reina bllokoi një penallti të Destro, e dhënë për një faull me dorë në zonën e Callejon, i ndëshkuar dhe menjëherë më pas i përjashtuar për shkak të një ndërhyrje ndaj Nagy.

Ndeshja u balancua në minutën ’32 nga përjashtimi i Masina. Napoli kaloi në 3-0  në minutën ’33 me anë të një enceje të Mertens, ndërsa të zotët e shtëpisë shkurtuan diferencën tre minuta më vonë. Por vetëm kaq për bolonjezët.

Në ’44 ka ardhur pokeri për napoletanët, sërish me Martens. Ndërsa në pjesën e dytë sërish Hamsik në minutat ’70 dhe ’74 dhe sërish Mertens në ’90 vulosën rezultatin në 7-1.

Me këtë fitore Napoli ngjitet përkohësisht në vendin e dytë me 48 pikë. Ndërsa Bolonja mbetet e palëvizshme në vendin e 27.

Top Channel