Rumani, qeveria dorëzohet para protestave; anulohet dekreti i faljes

04/02/2017 00:00

Qeveria rumune ka vendosur të tërheqë dekretin e jashtëzakonshëm që shfajësonte zyrtarët nga akuzat për korrupsion dhe abuzim me anë të detyrës.

Bukureshti zyrtar është dorëzuar kështu përpara manifestimeve popullore të ditëve të fundit, që kundërshtonin një masë të tillë.

Lajmin e ka bërë tët ditur mbrëmjen e së shtunës Kalin Tariceanu, lider i partisë ALDE, partnere e koalicionit qeverisës me partinë Social-Demokrate.

Sipas raportimeve të mediave rumune, do të jetë vetë kryeministri Sorin Grindeanu që do të bëjë një deklaratë të shkurtër për të sqaruar situatën.

Por disa mijëra manifestuesit që kishin zbritur në sheshin e Bukureshtit dhe qyteteve të tjera të vendit për të pestën ditë rresht për të protestuar kundër korrupsionit, kanë nisur tashmë festimet.

Top Channel