Humbje pas humbje, Liverpool “shkërmoq” shpresat për titull

04/02/2017 00:00

Barazuan një javë më parë ndaj Chelsea-t kryesues dhe u duk se Liverpool po rikthehej, por nuk është kështu.

Ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp ka koleksionuar një tjetër humbje në Premier League, këtë herë me rezultatin 2-0 në fushën e Hull.

Një ndeshje e dominuar “The Reds”, me një kontroll topi mbi 70 përqind, raste pa fund për shënim, por golat i shënuan vendasit.

Në 5 ndeshjet e fundit, Liverpoll-i është mundur 4 herë dhe vetëm një barazim. Kjo ecuri mjaft e dobët në këtë fillim viti ka bërë që ekipi të zbresë në vendin e katërt me 15 pikë diferencë nga Chelsea i vendit të parë, duke e bërë thuajse të pa mundur ëndrrën e titullit.

Tashmë edhe Jurgen Klopp e vendos në vështirësi serioze të ardhmen e tij në krye të këtij klubi.

Top Channel