Bayern ndalet nga Schalke

04/02/2017 00:00

Bayern Munchen nuk ka mundur të marrë fitoren e radhës në Bundesligë, duke u ndaluar në një barazim 1-1 në “Allianz Arena” përballë Schalke-s.

Skuadra e drejtuar nga italiani Carlo Ancelotti arriti ta gjejë golin që në minutën e 9 me anë të polakut Lewandowski, duke krijuar idenë e një fitoreje të lehtë. Por Schalke reagoi shpejtë dhe vetëm pas 4 minutash Naldo barazoi rezultatin.

Bayern Munchen e dominoi më pas takimi duke kërkuar me ngulm golin e fitores, por deri në fishkëllimën e fundit të arbitrit nuk e arriti diçka të tillë, duke marrë vetëm një pikë nga ky takim.

Barazimi i Bayern-it i jep mundësi Leipzig-ut të vendit të dytë të ngushtojë në një pikë diferencën nëse do të fitojë në supersfindën ndaj Dortmund, megjithëse një gjë e tillë duke e vështirë.

Top Channel