Itali, vritet një shqiptar; ekzekutohet në qytetin e Barit

04/02/2017 00:00

Një shtetas shqiptar, i identifikuar si 32-vjeçari Edvin Sadiku, u vra më armë zjarri në Itali. Trupi i tij u gjet nga karabinierët në një rrugë dytësore në periferinë e Grumo Apula, në afërsi të Barit.

Sadiku ishte i njohur për autoritetet italiane pasi kishte precedentë penalë për trafik droge dhe dyshohet që vrasja e tij të ketë lidhje pikërisht me këto aktivitete kriminale.

Pas mbikëqyrjes paraprake të vendngjarjes, hetuesit thanë se Sadiku u qëllua me tre plumba, një prej të cilëve në kokë, që rezultoi dhe plaga fatale. Mësohet se viktima është qëlluar nga fare pranë, në stil ekzekutimi.

Autoritetet italiane thanë se në vendngjarje u gjetën 6 gëzhoja të dy armëve të ndryshme dhe kjo bën të dyshohet se kanë qenë dy agresorë. Hetimet që kanë nisur po kryhen nga karabinierët e Modunjos dhe nga qendra investigative.

Top Channel