LIBRA e Blushit, e vetme në zgjedhje

04/02/2017 00:00

LIBRA e Ben Blushit do të dalë vetëm në zgjedhjet e 18 qershorit, në asnjë koalicionit parazgjedhor, ndoshta për të provuar forcën e saj. Teksa prezantoi programin e partisë së tij me 20 pikat kryesore, Ben Blushi shprehu shqetësimin për vjedhjen e votës.

“Ashtu si të gjithë shqiptarët, edhe ne nuk duam që qeveria dhe elita e korruptuar e Tiranës të numërojnë votat tona. Ato janë votat e një partie të lirë të cilët nuk mund ti numërojnë ata që shesin dhe blejnë votat. Votat e LIBRA-s janë votat e  lirisë që nuk mund dhe nuk duhet të numërohen nga robëria e korrupsionit dhe degradimit të shoqërisë sonë”, tha Blushi.

Blushi edhe një herë e kthen vëmendjen tek ajo çka e lidh me partitë e tjera të vogla apo vetë opozitën, numërimin elektronik.

“Ne jemi të bindur se sistemi i numërimit elektronik është plotësisht I aplikueshëm dhe ka kosto financiare dhe morale më të ulët, se numërimi manual nga numëruesit e rëndomtë të partive të vjetra. LIBRA është një parti e re që nuk pranon që votat t’ja numërojnë partitë e vjetra, kjo është çështja”. Tha kreu i LIBRA-s

Programi I LIBRA-s bazohet në 20 ide, që nisin nga përcaktimi I minimumit jetik, ku asnjë qytetar nuk duhet të paguhet nën 16900 lekë, vendosja e një sistemi tatimi progresiv për sipërmarrjen, krijimin e Fondit Kombëtar të Investimeve, dyfishim të buxhetit për arsimin deri në 5% të PPB nga 2.4% që është sot apo anulimin e koncesioneve në shëndetësi.

Top Channel