Geri Horner na prezanton me Montague

04/02/2017 00:00

Rreth dy javë më parë ajo solli në jetë djalin e saj. Ish ylli i Spice Girls, Geri Horner ka vendosur të prezantojë për fansat e saj të voglin Montague, fëmija i parë për të dhe bashkëshortin Christian Horner.

Geri është dhe nënë e vajzës 10-vjeçare, Bluebell. Në foton e postuar ajo dhe bashkëshorti 43-vjeçar Christian ledhatojnë së bashku vogëlushin dhe në sfond duket dhe një batanije e tij e personalizuar.

Djali i saj ka lindur në një ditë me anëtaren tjetër të grupit dhe mikeshë e mirë e saj, Emma Bunton, më 21 janar.

Top Channel