Akuzat e PD, reagon Ministria e Brendshme

04/02/2017 00:00

Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar pas deklaratave të Partisë Demokratike që akuzon ministrin Tahiri për lidhje me trafikun e drogës.

Në deklaratë, Ministria sjell si shembull procedimet penale dhe disiplinore të ndërmarra deri më tani në radhët e Policisë së Shtetit, si shembull i vullnetit për të ndërtuar një institucion me integritet.

“Sot PD u kujtua të nxjerrë tellallin e radhës për të sulmuar Policinë  e Shtetit. Që nga dita jonë e parë e punës, janë mbi 2.800 punonjës policie në procedim penal dhe disiplinor. Kaq mjafton për të kuptuar çfarë policie trashëguam, por edhe vullnetin tonë për të ndërtuar integritet, duke pastruar nga policia të gjithë ata që shkelin ligjin”, thuhet në reagim.

Ministria thotë se çdo hetim apo i arrestuar në radhët e policisë është konfirmim i përpjekjeve për “policinë e gjeneratës së re që zbaton ligjin dhe u shërben qytetarëve”.

“Të sulmosh të gjithë Policinë për pastrimin e të korruptuarve nga radhët e saj, është si të sulmosh z. Alibeaj pse ka familjarë të tij që kanë probleme me ligjin”, mbyllet reagimi i Ministrisë së Brendshme.

Top Channel