Berisha nuk di të ndalet në Australi

04/02/2017 00:00

Besart Berisha vazhdon të shënojë në kampionatin australian të futbollit, duke qenë lojtari kryesor i skuadrës së tij Melburn Viktori.

Sulmuesi shqiptar fillimisht gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, por më pas gjeti golin e barazimit vetëm gjatë minuta para fundit në derbin ndaj Melburn Sitit. Më pas një autogol i miqve i dha fitoren skuadrës së Berishës.

Me këtë sukses, skuadra e Berishës konsolidon pozitat në vendin e dytë të renditjes, por me një diferencë prej 9 pikësh nga vendi i parë i mbajtur nga Sidnej.

Me golin e shënuar në këtë ndeshje, Berisha kryeson listën e golashënuesve me 14 gola sezonalë.

Top Channel