NBA, fitojnë Houston dhe Boston

04/02/2017 00:00

Houston Rockets arrin të evitojë disfatën e saj në kampionatin e NBA dhe kjo ndodhi në mbrëmjen kur skuadra teksane vendosi të tërheqë fanelën me nr.11 të mbajtur nga Yao Ming.

Në “Toyota Center”, Houston arriti të imponohet Chicago Bulls, teksa e mundi 121-117 vetëm pas kohës shtesë. Vendimtar për Rockets rezultoi James Harden që në 5 minutat e shtesës shënoi 5 pikë radhazi ndërkohë që sfidën e mbylli me 42 pikë të shënuara. Për Chicago Bulls Williams bëri një paraqitje të mirë me 23 pikë të shënuara, por që në fund nuk i shërbyen shumë skuadrës nga Illinois.

Boston Celtics mposhti Los Angeles Lakers113-107 për ta çuar në 3253 numrin e fitoreve në historinë e saj duke parakaluar pikërisht kaliforbnianët në klasifikimin e veçantë të NBA që ka të bëjë me numrin e fitoreve në kampionat.

Në këtë përballje, protagonisti për Celtics u bë Thomas me 38 pikë, 17 nga të cilat i shënoi në periodën e katërt. Për Boston kjo është fitorja e 6 radhazi që i jep mundësinë kësaj skuadre të përforcojë vendin e dyte në Konferencën e Lindjes.

Top Channel