Ahmetaj: Vlerësimi i S&P, ekonomia në drejtimin e duhur

04/02/2017 00:00

Standard and Poor’s, ka rikonfirmuar vlerësimin e saj B+ për ekonominë shqiptare, ndërsa parashikimi mbetet pozitiv. Lajmi bëhet i ditur nga vetë ministri i Financave Arben Ahmetaj, nëpërmjet një postimi në Facebook.

“S&P vlerëson se ekonomia shqiptare ka performuar më mirë se vendet e tjera që i përkasin të njëjtës kategori B+, duke vecuar arritjet në drejtim të konsolidimit fiskal, falë edhe programit të suksesshëm me FMN dhe ndërmarrjen e reformave institucionale për të rikthyer sundimin e ligjit, luftuar informalitetin dhe përmirësuar klimën e biznesit”, shkruan Ahmetaj.

Ai thotë se S&P parashikon konsolidimin dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike në vijim, “bazuar në forcimin e kërkesës së brendshme, si rezultat i rritjes së konsumit dhe investimeve private. Një tjetër sinjal pozitiv dhe inkurajues që rikonfirmon besimin se ekonomia shqiptare po ecën bindshëm në drejtimin e duhur!”.

Top Channel