Basketboll, Teuta pëson disfatë ndaj Kamzës

04/02/2017 00:00

Skuadra e Teutës nuk e nisi mirë pjesën e dytë të sezonit në kampionatin e  basketbollit për meshkuj. Skuadra durrsake, e drejtuar nga trajneri Zoran Glomazic u mposht nga Kamza në pallatin e sportit ‘Ramazan Njala’ me rezultatin 78-86 duke e bërë të hidhur debutimin e malazezit në pankinë.

Me këtë humbje Teuta e Durrësit e ndërpret serinë e 6 fitoreve radhazi në kampionat, por gjithsesi arrin ta ruajë vendin e dytë në renditje.

Por kjo ndeshje pati edhe momentet emotive të saj. Përpara fillimit të saj u  bë një homazh në nder të ish-basketbollistit Klejdi Lucaj i cili u nda nga jeta pak ditë më parë nga një sëmundje e rëndë.

Top Channel