Peleshi inspekton “Rilindjen Urbane” në Gramsh

04/02/2017 00:00

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi i shoqëruar nga kryebashkiakja e Gramshit Lujleta Dollani ka vizituar kantieret e Rilindjes Urbane në këtë Bashki. Ky program ka cuar në Bashkinë e Gramshit mbi 1.8 milion dollare në ndërhyrje të ndryshme nga qendra në periferi.

Pas përfundimit të qendrës së qytetit, Bashkia ka finalizuar projektimin e zgjatimit të ndërhyrjes edhe në rrugën Devoll , një nga rrugët më të rëndësishme në qytet e cila pritet të pësojë restaurim të plotë të trotuareve, dekorit urban, hapësirave të gjelbra apo fasadave të pallateve në të.

Peleshi edhe në emër të qeverisë i ka garantuar kryebashkiakes Dollani financimin e plotë të këtij projekti.

“Kemi parë një projekt që lidhet me zgjerimin e sheshit, këtij sheshi të vogël, por të hijeshuar së fundmi falë këtij programi të përfunduar. Jam angazhuar personalisht, por edhe në emër të qeverisë të bëjmë cështë e mundur të vazhdojmë rikualifikimin urban të këtij sheshi edhe me një rrugë trgtare, që është rruga Devolli”,  tha ai.

Top Channel