Tentojnë të dëmtojnë stadiumin, kapen nga policia 3 persona

04/02/2017 00:00

Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre persona, të cilët po tentonin të kalonin rrethimin e stadiumit “Selman Stërmasi”, rrëth orës 4 të mëngjesit të së shtunës. Ata ishin bashkë me 7 të tjerë të cilët mundën të largohen pas sinjalizimit të policisë. Me vete kishin dhe vegla pune.

Në flagrancë janë kapur A. B., 23 vjeç, M. S., 20 vjeç, dhe M. F., 20 vjeç, banues më Tiranë. Këtyre personave, por dhe në brendësi të stadiumit u janë gjetur 1 lopatë, një kazmë dhe dy bel me bishta druri.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, por dyshohet se qëllimi i këtyre shtetasve ka qënë dëmtimi i fushës së futbollit të Stadiumit “Selman Stërmasi”, me qëllim mos zhvillimin e aktivitetit sportiv të planifikuar për të dielën mes Partizanit dhe Vllaznisë.

Top Channel