Mbytet skafi, shpëtohen dy persona nga roja bregdetare

04/02/2017 00:00

Një shqiptar dhe një italian u shpëtuan nga roja bregdetare mbrëmjen e të premtes, në afërsi të ishullit të Sazanit.

Informacionet zyrtare thonë se ata kanë telefonuar rojen bregdetare se të dy shtetasit ndodheshin në një gomone  rreth 7 metra, në një distancë 6 milje në veri të ishullit të Sazanit. Ata kërkuan ndihmë pasi mjeti i tyre kishte marrë ujë dhe i ishin fikur motorët.

“Menjëherë, Roja Forca Detare dërgoi anijet e gatshme të Rojës Bregdetare, “P-03” dhe “Lissus P-133”, të cilat gjetën gomonen me dy personat në bord, të cilët u imbarkuan në bordin e anijes “Lissus”, ndërsa gomonia u abandonua pasi për shkak të dëmtimeve dhe të kushteve të detit nuk mund te rimorkiohej”, bën të ditur njoftimi.

Gjendja shëndetësore e dy shtetasve në përgjithësi është e mirë. Veprimet e mëtejshme kryhen nga Policia Kufitare.

Top Channel