Harry dhe Meghan janë fejuar?

04/02/2017 00:00

Të kapur për dore, princi Harry dhe e dashura e tij aktore Meghan Markle kanë kaluar në rrugët e Londrës, teksa gjithnjë e më shumë flitet për një fejesë mes tyre.

Princi është fotografuar me aktoren e divorcuar amerikane, e cila është duke kaluar mjaft kohë me të në Kensington Palace.

32-vjeçari Harry duket mjaft i relaksuar teksa e shihte se po e fotografonin me dashurinë e tij të re, teksa të dy survejoheshin nga rojet mbretërore, si një shenjë kjo e një lidhje serioze.

Sipas burimeve të Daily Mail, Meghan dëshiron të kalojë sa më shumë kohë të mundet në Londër me nipin e Mbretëreshës, para se të rikthehet për xhirimet, që fillojnë në mars.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel