Tiranë, grabitet me armë një karburant

04/02/2017 00:00

Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një pikë karburanti në Ibë të Tiranës.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se rreth orës 01.38 në Ibë, tek një karburant dy persona të dyshuar të armatosur kanë marrë një sasi prej 25 mijë lekësh të reja, disa paketa dhe telefonët e punonjësve të karburantit, e më pas janë larguar me një mjet.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel