Informo dhe fito, aplikacioni më i ri në Britani

04/02/2017 00:00

Nëse ndodheni në Britaninë e Madhe dhe shikoni një makinë të parkuar gabim, mos hezitoni ta fotografoni. Kompania e Menaxhimit të Parkimeve,  atje, sapo ka lançuar një aplikacion nëpërmjet të cilit njerëzit mund të raportojnë me foto, për çdo makinë të parkuar gabim dhe jo vetëm kaq…

Kompania do të gjobitë çdo makinë që raportohet si e parkuar gabim nëpërmjet aplikacionit, me 65 pound dhe me 10 prej tyre do të shpërblejë informatorin.

Me këtë aplikacion, kompania britanike e Menaxhimit të Parkimeve, (CPM) synon të nxitë njerëzit që të raportojnë për çdo rast ku do të vërejnë makina të parkuara gabim.

Tashmë askush nuk do të mund  të parkojë në hapësira të ndaluara, makinën e vet sepse është pothuajse e pamundur shmangia e gjobës.

“Problemi nuk është me aplikacionin, por më shoferët që nuk respektojnë hapësirat e të tjerëve, veçanërisht në zonat të cilat nuk patrullohen shpesh nga policia” , u shpreh për këtë risi, drejtuesi 32-vjeçar i CPM, James Randall.

Top Channel