Hamburgu i Mavrajt mposht Leverkusenin

03/02/2017 00:00

Po kalonin një periudhë të vështirë në Bundesligën gjermane, me dy humbje radhazi, por këtë të premte Hamburgu i Mavrajt është rikthyer te fitorja, madje ndaj një ekipi të fortë si Leverkusen.

Një gol i shënuar nga mbrojtësi Papadopoulos i ka mjaftuar vendasve të Hamburgut të mposhtnin Leverkusenin.

Mavraj qëndro përgjatë 90 minutave në fushën e lojës, duke i dhënë siguri në prapavijë skuadrës së cilës ju bashkua pas përfundimit të fazës së parë, ku ishte pjesë e Këlnit.

Me këtë fitore, Hamburgu ngjitet në kuotën e 16 pikëve, por është ende në zonën e ftohtë të renditjes.

Top Channel