Shkodër, protesta për prishjen e banesave pranë “Loro Boriçit”

03/02/2017 00:00

Kërkesat e vazhdueshme të UEFA-s për të përmirësuar infrastrukturën e stadiumit “Loro Boriçi” të Shkodrës, për ndeshjet ndërkombëtare që do të luajë përfaqësuesja kuqezi, kanë hasur shpesh në kundërshtimin e pushtetit lokal dhe disa pronarëve të banesave e bizneseve përreth tij.

Këta të fundit organizuan një protestë pranë impiantit në qytetin verior, pas paralajmërimit për prishjen e shtëpive.

Sipas projektit të parashikuar, në Shkodër duhet të prishen 6 banesa dhe 4 biznese aktuale, për të krijuar hapësirën e duhur të parkingut, që ka qenë nga të vetmet nota negative në inspektimet e delegacionit të UEFA-s.

Familjet dhe pronarët e dyqaneve i kanë bërë thirrje qeverisë, që të mos lejojë prishjen e banesave.

Top Channel