Lushnje, makina del nga rruga; humb jetën drejtuesi

03/02/2017 00:00

Një aksident me pasojë vdekjen është verifikuar paraditen e kësaj të premteje në Lushnje.

Ngjarja ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Kolonjës, ku automjeti me targë “AA 831 CM” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanal.

Për rrjedhojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit, i identifikuar si 55-vjeçari me inicialet Q.Sh. Ndërkohë, shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e lartë.

Top Channel