Edhe Diego Costa në Kinë?

03/02/2017 00:00

Diego Costa pritet të jetë futbollisti i radhës që do të tranasferohet në kampionatin kinez të futbollit. sipas asaj që publikohet në median spanjolle, sulmuesi i Chelseat ka mundur të gjejë një marrëveshje me një nga klubet e vendit aziatik, për të nënshkruar një kontratë nga e cila do të përfitojë 30 milionë Euro në sezon.

Për momentin, nuk zbulohet emri i skuadrës që pritet të jetë destinacioni i ri i Diego Costës, por sipas asaj që theksohet në media kalimi i sulmuesit të përfaqësueses spanjolle në Kinë do të bëhet në merkaton e muajit qershor.

Për t’u theksuar është se në Kinë kampionati fillon në muajin mars, ndërsa merkatoja e transferimeve mbyllet në datën 26 shkurt.

Top Channel