Betohet Vasili; Kryemadhi kunder shkarkimit te Manjanit

03/02/2017 00:00

Sot paradite u njoftua se ministri i ri i Drejtësisë, Petrit Vasili bëri betimin para Presidentit Bujar Nishani, ndërsa dje u votua dekreti për emërimin e tij në vend të Manjanit.

Në fund të seancës parlamentare të së enjtes, 74 deputetë votuan pro dekretit të shkarkimit të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani. Tre të tjerë votuan kundër dhe ata ishin Monika Kryemadhi, Kejdi Mehmetaj (LSI) dhe Agron Duka (Partia Agrare Ambientaliste). Ndërsa Përparim Spahiu i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka abstenuar.

Gjithashtu, Kuvendi miratoi me 76 vota pro dekretin e emërimit të Petrit Vasilit si zëvendësues të Manjanit. Votat ishin të gjitha nga radhët e mazhorancës, pasi opozita nuk ishte e pranishme në sallë në momentin e votimit.

Vasili e merr detyrën e ministrit të Drejtësisë duke nisur nga sot.

Top Channel