OSHEE nis zbatimin e telekomandimit të kabinave në distancë

03/02/2017 00:00

OSHEE ka nisur zbatimin e projektit smart të “Telekomandimit të kabinave në distancë”. Projekti ka nisur në Tiranë, Durrës dhe Vlorë.

Janë 90 kabina që do të zgjerohen në të gjithë vendin. Synimi i projektit, sipas OSHEE është minimizimi i kohës së defektit, ku përmes telekomandimit nga dispeceria, kryhet në distancë manovrimi i kabinës, duke e lidhur në formë unaze me kabinën tjetër.

Për Tiranën janë 30 kabina në zona të ndryshme.

Top Channel