Trump: Të gjitha opsionet ndaj Iranit

03/02/2017 00:00

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk përjashtojnë asnjë mundësi si formë reagimi ndaj testit të raketës ballistike të Iranit.

Të enjten, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me drejtues të biznesit në SHBA, Presidenti Donald Trump tha se “asnjë mundësi nuk përjashtohet”, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse ndërhyrja ushtarake ndaj Iranit përbënte një opsion.

Shtëpia e Bardhë e cilëson lëshimin i një rakete ballistike nga Irani si rrezik për marrëveshjen bërthamore të nënshkruar me këtë vend dhe thotë se “Irani është paralajmëruar zyrtarisht”.

Përmes Tëitterit, Presidenti Trump iu rikthye marrëveshjes së nënshkruar nga administrata Obama, marrëveshje e firmosur nga Uashingtoni dhe pesë fuqitë e mëdha, që synon kufizimin e programit bërthamor të Iranit në shkëmbim të lehtësimit të sanksioneve.

“Irani duhet të jetë mirënjohës për marrëveshjen nëpërmjet së cilës përfitoi miliarda dollarë fonde që kishin qenë të ngrira”, tha Trump.

Lëshimi i raketës u dënua edhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Michael Flynn, i cili e përshkroi si episodin më të fundit në një seri incidentesh gjatë gjashtë muajve të fundit kur Irani ka kërcënuar SHBA-në dhe aleatët e saj në rajon.

Gjatë një sesioni informuese në Shtëpinë e Bardhë, Flynn akuzoi ish-Presidentin Barack Obama dhe anëtarët e administratës së tij se nuk kanë treguar ashpërsinë e duhur ndaj Iranit.

Top Channel