Pyetja që acaroi rojet e Le Penit

03/02/2017 00:00

Rojet e sigurisë së Panairit të Sipërmarrjeve në Paris nuk kanë vlerësuar aspak natyrën kureshtare të një prej gazetarëve që rrethonin liderin e Fronit Nacional, Marine le Pen dhe e dëbuan atë me forcë, pa u sikletosur aspak nga prania e madhe mediatike.

Le Pen gjendej në panair si pjesë e fushatës së saj presidenciale dhe mediat ishin të ftuara.

Gazetari Paul Larrouturou, i shfaqjes satirike “E përditshmja” po përpiqej të pyeste Le Penin për akuzat e bëra ndaj saj përsa i takon keqpërdorimit të fitimeve në Parlamentin Evropian për festa stafi.

Top Channel