Djali i Buble shërohet nga kanceri

03/02/2017 00:00

Michael Buble dhe bashkëshortja e tij modele Luisiana Lopilato nuk kanë dalë më në publik që kur djali i tyre 3-vjeçar, Noah, u diangostikua me kancer në mëlçi.

Ka qënë tezja e vogëlushit e cila ka informuar publikun e gjerë mbi zhvillimet e fundit mbi sëmundjen e Noah, dhe është ajo që bën të ditur se djali është shëruar.

“Kanceri iku”, mësohet të ketë thënë tezja e tij, nutricionstija Daniela Lopilato.

Gazetari i një emisioni mëngjesi në Argjentinë Tomas Dente ka bërë publik lajmin duke thënë se do të rrëfente fjalë për fjalë se çfarë i kishte thënë në prononcim motra e Luisianës, “sepse nuk dua të humbas as dhe një presje”.

Ai thotë se Daniele kishte këmbëngulur se ishin prindërit e Noah ata që duhet të flisnin për djalin.

“Po, NBoah po shërohet dhe ne jemi të lumtur për këtë. Prindërit e tij do të flasin kur të dëshirojnë për këtë”, mësohet të ketë thënë kunata e Buble.

Lajmi është dhënë dhe nga televizione të tjera argjentinase, por me citim burimesh. Vetë Daniela Lopilato ka zgjedhur të distancohet nga këto raportime, duke thënë se nuk është kontaktuar nga asnjë gazetar. Ajo postoi në Twitter: “Mos përdorni emrin tim në media me informacione apo gjëra që nuk i kam thënë. Noah po ecën mirë, dhe prindërit e tij do të flasin kur të dëshirojnë ata”.

Top Channel