Akuzat e Lu, Llalla takon Metën

03/02/2017 00:00

Kryeprokurori Adriatik Llalla është takuar sot paradite me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta në zyrën e këtij të fundit, në selinë e Kuvendit.

Zyrtarisht thuhet se takimi ishte informues për situatën e fundit të krijuar. Një ditë më parë, ambasadori amerikan Donald Lu akuzoi direkt kryeprokurorin Llalla si pengues të reformës në drejtësi me qëndrime dhe veprime, ndër të cilat, ai renditi përpjekjen për të marrë serverin e të dhënave në ILDKPI, server që do përdoret për vetting-un e sistemit të drejtësisë, por edhe me atë që Lu e cilësoi shkelje të Kushtetutës në dërgimin e emrave në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve.

E ashpër ishte përgjigjja e kryeprokurorit, i cili akuzoi ambasadorin Lu për shantazh, por edhe për ndërhyrje për mbylljen e hetimeve për një kompani kanadeze.

Top Channel