Sekuestrohen 54 kg kanabis në Lezhë dhe Tepelenë

03/02/2017 08:50

Gjatë dy operacioneve të Policisë së Shtetit në Lezhë dhe Tepelenë u sekuestrua një sasi prej 54 kilogramësh lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Operacioni i parë, i koduar “Mjegulla”, është zhvilluar në Lezhë, ku janë sekuestruar 20 kg kanabis si dhe janë arrestuar  Xhevahir Gjeta, 38 vjeç, dhe Aleksander Gjeta, 47 vjeç, banues në Mirditë.

Ndërsa operacioni i dytë, i koduar “Liqeni”, është zhvilluar në Tepelenë dhe gjatë tij janë sekuestruar 34 kg lëndë narkotike kanabis dhe është arrestuar Ervis Fejzo, 23 vjeç, banues në fshatin Dukaj të Tepelenës.

Top Channel