Ambasada e SHBA: 23 prokurorëve e gjyqtarëve u janë anuluar vizat

02/02/2017 00:00

Nga lista me 70 gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë që gëzonin një vizë shumëkalimshme për në Shtetet e Bashkuara, 23 prej tyre u është anuluar ajo.

Ky është sqarimi i dhënë nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë për çështjen e vizave.

“Ambasada e SHBA është në dijeni të raportimeve në media që pretendojnë se zyrtarë konsullorë kanë revokuar vizat e 70 gjyqtarëve dhe prokurorëve javën e kaluar. Këto raportime janë të rreme”, thotë Ambasada.

“Nga 71 prokurorë dhe gjyqtarë që kishin viza të vlefshme përpara 26 janarit, zyrtarët konsullorë kanë revokuar vizat vetëm për 23. 48 gjyqtarë dhe prokurorë vazhdojnë të kenë viza të vlefshme për në SHBA”, sqaron Ambasada.
 
Për shkak se të dhënat e vizave janë konfidenciale, Ambasada thotë se nuk mund të komentojë raste individuale.

Top Channel