Hoxhaj: Serbia, fushatë keqinformimi në dëm të Kosovës

02/02/2017 00:00

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka akuzuar qeverinë e Serbisë se ka nisur një fushatë keqinformimi kundër Kosovës.

Në profilin e tij në Twitter, Hoxhaj vlerëson se, kjo fushatë synon nxitjen e trazirave në Kosovë dhe rajon dhe i cilëson të papranueshme për paqen.

“Kjo fushatë keqinformimi është pjesë e politikës së përditshme agresive të Serbisë kundrejt Kosovës. Sulmi ndaj stabilitetit rajonal është i patolerueshëm”, ka thënë Hoxhaj.

Top Channel