Reagon gjyqtari i listës, Lazaj: Mjaft me misticizma

02/02/2017 00:00

Gjyqtari Artan Lazaj ka reaguar sot ndaj komenteve të ambasadorit amerikan Donald Lu. Ai e ka bërë këtë duke iu përgjigjur në rrjetet sociale.

“Boll më me misticizma. Çdo njeriu duhet t’i vihet festja, nga më i madhi e deri tek më i vogli, vendas apo i huaj. Ky misticitet në revokimin e vizave nuk më pëlqen fare”, shkruan gjyqtari.

Ai thotë se kontrolli bëhet në momentin e dhënies së vizës e mandej po shkele rregullat e atij vendi apo përbën rrezik për atë vend mund të të rrevokohet.

“Secilit që iu është revokuar duhet t’i jepet një qëndrim personal e jo kështu në përgjithësi “kemi informacion””, vijon Lazaj.

Gjyqtari Lazaj do jetë sot i ftuar në emisionin “Top Story” për të folur për këtë çështje, por edhe për të shpjeguar mendimin e tij, që duket se e ndajnë edhe të tjerë gjykatës dhe prokurorë.

Top Channel