Kritikuan Trump, kontrollohen Kardashianet

02/02/2017 00:00

Familja Kardashian mbylli pushimet në Kosta Rika dhe fluturoi me avionin privat drejt Los Anxhelesit, ku një surprizë e pakëndshme i priti.

Avioni i tyre u kontrollua nga agjentët antiemgracion për disa minuta. Pas përfundimit të kontrollit, Kim, Khloe dhe e gjithë familja Kardashian zbritën nga mjeti i tyre.

Kontrollet janë lexuar në disa media si jo rastësore. Në kohën kur Donald Trump firmoste urdhrin ekzekutiv që u ndalon vizat shtetasve nga shtatë vende myslimane, Kim dhe Khloe e kritikuan atë.

E para publikoi në Instagram disa statistika me numër vrasjesh dhe aksidentesh që kanë shkaktuar viktima në Shtetet e Bashkuara, ndërsa e dyta shkroi në Tëitter se “ndjehej e pikëlluar nga gjithçka po dëgjonte në media”.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel