Mitrovicë, serbët e veriut protestojnë për Asociacionin dhe murin

02/02/2017 00:00

Rreth 100 serbë janë mbledhur këtë të enjte në zonën e quajtur “Rruga e Mbretit” në veri të Mitrovicës, për të shprheur shqetësimin e tyre nga mosmarrja e një vendimi në raundin e mbrëmshëm të dialogut në Bruksel, mes Prishtinës dhe Beogradit, në lidhje me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Mediet në Serbi kanë infromuar se gjendja është e qetë, por vërehet prania e shtuar e pjesëtarëve të policisë dhe karabinierëve italianë të armatosur tek ura, të cilët vazhdojnë të kujdesen për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

Ndërkohë, kryeministri serb Vuçiç pritet të takohet me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës në Rashkë, me të cilët do të flasë në lidhje me dialogun në Bruksel dhe për mosthemelimin e Asociacionit.

Protesta e sotme e serbëve, sipas burimeve të medieve kosovare nga Mitrovica e Veriut thuhet që të jetë organizuar edhe për shkak të zërave se, autoritetet nga Prishtina do të rrëzojnë murin e paligjshëm sipas ligjeve në fuqi të Kosovës.

Top Channel