Këshillim kundër dhunës, linja e re për gratë dhe burrat

02/02/2017 00:00

116 dhe 117 janë numrat e linjës së këshillimit, ku gratë dhe burrat e dhunuar mund të kërkojnë ndihmë ligjore, policore dhe mjekësore falas.

Numri i telefonatave në një ditë të zakonshme pune është 15 deri në 20 herë në ditë, por nuk mungojnë ditët kur numri i tyre arrin mbi 25.

“Ndonjëherë ndërhyrjet e policisë apo ambulancës nuk mjaftojnë, ka nevojë edhe për ndihmë ligjore. Në këtë linjë nuk bëhet fjalë vetëm për pritjen e telefonatave, por edhe të këshillimeve ballë për ballë”, ka deklaruar Erinda Bllaca, koordinatore e Linjës Kombëtare.

Problematikat e personave që kërkojnë ndihmë janë të ndryshme. Disa kërkojnë infromacion për shërbimet, të tjerë referojnë rastet.

Linja e Këshillimit, e cila do të jetë në gadishmëri 24 orë gjatë 7 ditëve të javës është vetëm një nga mundësitë që Ministria e Mirëqënies Sociale ofron për viktimat e dhunës në familje.

“Sistemi i zgjidhjes së problematikave ekziston, ajo që na duhet janë përpjekje si kjo e juaja që janë konkrete”, ka thënë ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi.

Top Channel