Lu-Llalla, kryeprokurori shkon në zyrën e Presidentit

02/02/2017 00:00

Akuzat e ndërsjellta mes ambasadorit të SHBA-ve Donald Lu dhe kreut të Prokurorisë së Përgjithmed Adriatik Llalla kanë çuar këtë të fundit në zyrën e kreut të Shtetit Bujar Nishani.

Menjëherë pas deklaratës së drejtoreshës së Kabinetit të Llallës, Kryeprokurori ka shkuar në zyrën e kreut të shtetit. Ndërkaq, ai i ka çuar Nishanit edhe letrën ku i shpreh shqetësimin lidhur me revokimin e vizave për disa prokurorë, përfshi këtu edhe veten e tij.

Në këtë letër, Llalla vë në dijeni presidentin për veprimet e shefit të diplomacisë amerikane në Tiranë. Ndërkaq, presidenti Nishani ka thirrur të premten më 3 shkurt, në orën 12.00 mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Top Channel