Takimi i Brukselit, DW: Tmerrësisht i keq dhe pa asnjë rezultat

02/02/2017 00:00

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini i quajti konstruktive bisedimet e nivelit të lartë Kosovë-Serbi në Bruksel.

Liderët nuk kanë bërë ndonjë deklaratë, me gjasë duke përmbushur kështu edhe kërkesën e Mogherini-t për të mos bërë komente.

Por Deutsche Welle raporton se takimi ka dështuar dhe pothuaj nuk ka pasur fare bisedime, përveç fotografive mes delegacioneve dhe takimeve sa për sy e faqe, sepse pozicionet janë krejtësisht të kundërta shkruan DW. “Takimi ishte tmerrësisht i keq dhe pa asnjë rezultat”, thotë për Deutsche Wellen një burim diplomatik në Bruksel, në kushte anonimiteti. As darka e parashikuar nuk është mbajtur sipas DW.

“Takimi i sotëm ka qenë vazhdimësi e dialogut që kemi pasur me 24 janar. Unë jam e inkurajuar me angazhimin konstruktiv të të dy palëve. Ky takim dhe angazhimi i tyre do të kontribuojnë për uljen e tensioneve”, deklaroi  Mogherini  në një komunikatë për shtyp, ndërkohë që sipas DW, ajo çfarë ka mbetur e palëkundur janë deklaratat me të cilat liderët e dy vendeve hynë në takim. Presidenti i Kosovës me dëshirën për ulje tensionesh dhe  ai serb, i cili tha në prag të takimit se kurrë nuk do të flasin me askënd për pavarësinë e Kosovës.

Top Channel