Prefiksi i Kosovës, realizohet telefonata e parë

02/02/2017 00:00

Në Kosovës është realizuar telefonata e parë me prefiksin e ri +383.  Telefonata simbolike u bë gjatë një konference për shtyp në zyrat e “Telekomit” të Kosovës.

Drejtori Agron Mustafa  tha se ky është një lajm i madh për Kosovën, pasi ky kod i ka munguar shtetit që prej çlirimit.

Ai sqaroi se me futjen në përdorim të prefiksit të ri, kodet e tjera, ai serb, i Monakos dhe Sllovenisë, të cilat i përdorin operatorët në Kosovë do të eliminohen.

Sipas tij, kodi i Serbisë 381, i cili në Kosovë përdoret si prefiks për thirrjet në numrat fiks, do të hiqet deri në fund të këtij viti.

Top Channel