Parlamenti u përfshi sot në debat dhe akuza për ligjin e Vetting-ut dhe dorëheqjet e gjyqtarëve e prokurorëve dy ditë më parë. Për Oerd Bylykbashin, qeveria sot, pas deklaratave të Ylli Manjanit, duhet të ishte dorëhequr, por Balla e zhvendosi vëmëndjen tek dorëheqja e gjyqtarëve, të zgjedhur nga vetë PD-ja kur ishte në qeveri.

“Partia Demokratike nuk thotë sot as edhe një fjalë për rezultatet e para të vetting-ut. Për gjyqtarë që i ka votuar PD-ja për Gjykatën e Lartë”, tha Balla.

Ndërsa Oerd Bylykbashi u përgjigj: “Nëse flet për vetting-un, më shumë se sa ka thënë ish-ministri yt i Drejtësisë, nuk thua dot. Ajo që merr gjyqtari është vetëm kusuri i asaj që marrin ministrat apo kolegët e tu, tha ai.  

Akuzat për gjytarët e dorëhequr dhe frikën nga Vetting-u i përforcoi ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, sipas të cilit është opozita që i siguron mbrojtje gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.

“Këtu ka një gjysmë që nuk e do reformën dhe ana tjetër e do. Këtu ka ca njerëz që duan ta mbajnë drejtësinë peng dhe të tjerët për të dhënë drejtësi. Këtu mbrojnë gjyqtarët e prokurorët e korruptuar. Shqipëria meriton drejtësi. Këtu ka ca njerëz që janë të gatshëm të bëjnë zhurmën, mjafton të mbrojnë gjyqtarët e prokurorët e korruptuar”, deklaroi Tahiri.

Në atë moment, deputetët e opozitës u ngritën në këmbë dhe kërkuan të ndërpritej seanca, por Valentina Leskaj nuk pranoi. “Mos u mërzisni kur flet për reformën në drejtësi. Nuk e ndërpres seancën se keni dalë ju aty, nuk ka arsye”, tha Leskaj.

“Ne jemi këtu për reformën, kjo mazhorancë do e bëjë. Ju, suksese në jetë”, e mbylli fjalën e tij Tahiri.

Ndërsa kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule tha: “Nëse ka një grup njerëzish që punojnë ditë e natë kundër reformës në drejtësi, është Rama dhe ju që reformën në drejtësi e konsideroni si reformë të disave kundër të tjerëve. Ju nuk keni arsye se e keni provuar me fakte që keni ushtruar presion ndaj drejtësisë, duke shfrytëzuar pozitat tuaja si ministër”.

“Kjo është një banditokraci”, tha deputeti demokrat, Sali Berisha.

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}

Top Channel