NBA, fitojnë Golden State dhe Clippers

02/02/2017 00:00

Golden State shton problemet e Charlotte. Skuadra e Warriors e mundi Hornets me rezultatin 126-111 duke i shkaktuar kësaj të fundit disfatën e 6 radhazi. Stephen Curry e Klay Thompson ishin të pandalshëm në këtë ndeshje. Curry e mbylli sfidën me 39 pikë, 33 nga të cilat nga distanca e 3 pikëve, ndërsa Klay Thompson u mjaftua me 29 pikë, 18 nga të cilat u shënuan nga distanca.

Shumë e lehtë ishte ndeshja edhe për Cleveland Cavaliers. Skuadra kampione në fuqi e NBA shkatërroi totalisht Minnesota-n teksa e mposhti me rezultatin 125-97. Si gjithmonë ishte LeBron James ai që drejtoi skuadrën e tij drejt fitores së 33 sezonale, me 27 pikë e 14 asist ndërkohë që Kyrie Irving e mbylli sfidën me 14 pikë e 14 assist

Los Angeles Clippers fitoi jashtë fushës së saj. Skuadra kaliforniane mposhti Phoenix në Arizona me rezultatin 124-114. Për Suns, Eric Bledsoe shënoi 41 pikë por që nuk i mjaftuan kësaj skuadre që të evitojë disfatën. Fitore jashtë fushe shënuan edhe Chicago e Indiana që mundën respektivisht Oklahoma-n e New York Knicks.

Top Channel