Pakti me Australinë, Trump e konsideron idiotësi

02/02/2017 00:00

Telefonata mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministrin australian Malcolm Turnbull vuri në dyshim marrëveshjen e mëhershme për zhvendosjen e emigrantëve.

Sipas “Washington Post”, Trump tha se ishte telefonata më e keqe mes atyre me lider botërorë dhe se ai e preu shkurt. Më vonë, Trump shkroi në “Twitter” se do ta studionte këtë marrëveshje idiote.

Sipas paktit të nënshkruar nga administrata “Obama”, rreth 1250 azilkërkues do të dërgohen nga qendrat e pritjes australiane në SHBA. Në fakt, pavarësisht komentit të Trump në “Twitter”, vetë pakti është disi i çuditshëm, pasi vetë Australia, azilkërkuesit në fjalë nuk i pranon në territorin e saj, por i mban që kampe në kombet ishuj të Naurut dhe Papua Guinesë së Re.

Gjithnjë sipas “Washington Post”, presidenti amerikan tha se kryeministri Turnbull donte që të eksportonte në SHBA agresorët e radhës të Bostonit dhe se e mbylli telefonatën befas pas 25 minutash.

Në krahun tjetër, kryeministri australian Turnbull tha se ishte zhgënjyer që detaje të telefonatës, të cilën ai e konsideroi si shumë të sinqertë, dolën në media.

Turnbull tha se mori garancinë e Trump se pakti do të respektohet, ndërsa shtoi se presidenti amerikan nuk e mbylli telefonatën befas. Megjithatë, sipas mediave australiane, administrata e re amerikane e ka vënë në dyshim marrëveshjen dhe po e shqyrton atë.

Top Channel