Testi i raketës, SHBA paralajmëron Iranin

02/02/2017 00:00

Michael Flynn, këshilltari për Sigurinë Kombëtare i presidentit Trump dënoi testin e një rakete balistike nga Irani që u krye të premten duke e cilësuar një akt provokativ dhe shkelje të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Sipas Flynn, testimi i raketës është i fundit në një seri lëvizjesh provokuese nga Irani, ku përfshihen edhe mbështetja për rebelët huthi në Jemen që kanë sulmuar aleatët e SHBA.

“Që sot, ne po paralajmërojmë zyrtarisht iranian”, deklaroi Flynn nga salla e shtypit në Shtëpinë e Bardhë. Ai nuk tha nëse SHBA do të marrë masa përtej paralajmërimeve verbale, ndërsa zyrtarë të tjerë amerikanë u shprehën se janë ende në fazat fillestare të përcaktimit veprimeve me të cilat SHBA do të kundërpërgjigjet.

Masat kryesore të diskutuara janë sanksione ekonomike dhe ushtarake, megjithëse edhe opsioni ushtarak është në tryezë. Zyrtarë amerikanë thanë se vetë fakti që paralajmërimi ndaj Iranit u bë nga Flynn dhe jo një diplomat si zakonisht, tregon rëndësinë që kjo administratë i kushton kësaj çështje.

Top Channel