Veliaj: Gati në pranverë për kreditë e buta

02/02/2017 00:00

Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj bëri të ditur se në pranverë do të nisë procesi për dhënien e kredive të buta. Ndryshe nga vitet e tjera tha ai, këtë herë kreditë do të jepen mbi kritere të qarta e transparente për ata që realisht kanë nevojë.

“Kreditë e buta për strehimin janë një projekt që për herë të parë po rifillon vetëm në bashkinë e Tiranës. E them vetëm në Bashkinë e Tiranës sepse Ministria e Zhvillimit Urban me të drejtë pezulloi projektin e vjetër që menaxhonte në bashkitë për kreditë e buta kur pa që shumica e njerëzve që po i merrnin kreditë e buta e kishin tashmë një shtëpi. Pra këtu kishte korrupsion, ose ishin ministra, zv. ministra, gardistë të 21 janarit, qoka politike, vetë anëtarë të këshillit bashkiak, vetë drejtorë të bashkisë. Kjo nuk ka logjikë. Ndaj dhe Ministria e Zhvillimit Urban e ndërpreu atë projekt”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u shpreh se Bashkia e Tiranës që në vitin e parë shleu 60 për qind të borxheve dhe rriti trefish të ardhurat duke u siguruar që si ndan njerëzit në atë të nënës dhe atë të njerkës.

Top Channel