Messi vërteton me këtë foto që nuk është për rrjete sociale

02/02/2017 00:00

Leo Messi zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer mbrëmjen e kaluar në “Vicente Calderon”, në fitoren 1-2 të Barcelonës ndaj Atletico Madrid, në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit.

Pas ndeshjes, argjentinasi bëri debutimin e tij edhe në Instagram Stories, ku tregoi se nuk ka aspak talent për rrjetet sociale.

Gjëja e parë që postoi në Instagram Stories ishte një fotografi e dyshemesë së dhomave të zhveshjes dhe nuk vonoi shumë që Messi të tallej nga përdoruesit e internetit për këtë postim të çuditshëm.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel